Dejan Maksimoviç
19 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
LONDËR (AA) – Tenisti më i mirë në botë, britaniku Andy Murray për shkak të lëndimit të bërrylit të djathtë ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Miami Open gjatë javës së ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar Murray papritur u mposht në Indian Wells nga kanadezi Vaseka Pospisila. “Do të fokusohem në përgatitjen për sezonin. U kërkoj ndjesë tifozëve, ai është një nga turnetë më të dashur”, tha Murray, i cili dy herë fitoi në Miami në vitin 2009 dhe 2013.
Tenistin britanik në short do ta zëvendësojë lojtari i 136-të në botë, amerikani Taylor Fritz. Pritet që Murray të kthehet në terren me fillim të muajit të ardhshëm në çerekfinalen e Davis Cup-it në të cilin Britania e Madhe takohet me Francën.