Sport

Anglia pa Oxlade-Chamberlain në Kampionatin Botëror në Rusi

“Absolutisht jam i thyer që u lëndova në momente kaq të rëndësishme”, porositi Oxlade-Chamberlain përmes rrjete sociale

Dejan Maksimoviç  | 26.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Anglia pa Oxlade-Chamberlain në Kampionatin Botëror në Rusi

Londër

LONDËR (AA) – Kombëtarja e futbollit të Anglisë në Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë do të jetë më e dobët për shkak të mungesës së Alex Oxlade-Chamberlain, lojtarit të Liverpool-it, i cili lëndoi gjurin gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Romën të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori u nxor nga fusha në minutën e 15-të të ndeshjes në Anfiled pas një dueli me Aleksandar Kolarovin.

“Absolutisht jam i thyer që u lëndova në momente kaq të rëndësishme”, porositi Oxlade-Chamberlain përmes rrjete sociale.

Ai shtoi se lëndimi i tij “është i parëndësishëm” krahasuar me lajmet e këqija për tifozin e Liverpoolit, i cili në spital është në gjendje kritike pas sulmit të tifozëve të Romës para Anfield-it.

“Pesha e lëndimit të Oxlade-Chamberlain do të thotë se ai do të mungojë deri në fund të sezonit për Liverpoolin, por edhe në Kampionatin Botëror në Rusi për kombëtaren e Anglisë”, bënë të ditur nga Liverpooli. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın