Fatih Erel
27 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Ashleigh Barty, tenistja e parë në botë, është kualifikuar në finalen e Australian Open, turneun të parë të sezonit Grand Slam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenistja australiane mposhti në gjysmëfinale amerikanen Madison Keys, e 51-ta në botë, me rezultatin 2:0 në sete.
Setin e parë ajo e fitoi me diferencë bindëse 6:1 dhe të dytin me 6:3. Ndeshja zgjati një orë e dy minuta.
Barty arriti në finalen e Australian Open pa humbur asnjë set. Në finale ajo do të luajë me fituesen e ndeshjes mes polakes Iga Swiatek dhe amerikanes Danielle Collins.