Dejan Maksimoviç
19 Janar 2019•Përditësim: 20 Janar 2019
MELBOURNE (AA) - Tenisti më i mirë i botës Novak Gjokoviç triumfoi kundër tenistit kanadez Denis Shapovalov dhe u kualifikua në të tetën e finales të sezonit të parë të turneut Grand Slam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjokoviç shënoi fitore me 3:1 në ballafaqimin që zgjati 2 orë e 25 minuta, me sete 6:3, 6:4, 4:6 dhe 6:0.
Kundërshtari i radhës i Gjokoviçit është rusi Danill Madvedev, i cili në të gjashtëmbëdhjtën e finales mposhti me rezultat bindës tenistin belg David Goffin.