Hüseyin Burak Demirer
02 Korrik 2021•Përditësim: 02 Korrik 2021
Austria do të jetë nikoqir i garës së nëntë të Kampionatit Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e re e kampionatit do të zhvillohet në pistën Red Bull, e gjatë 4.3 kilometra, në Spielberg.
Kualifikimet për Çmimin e Madh të Austrisë fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara e 71 xhirove do të zhvillohet të dielën.
Max Verstappen (Red Bull-Honda) deri tani ka fituar katër fitore, Lewis Hamilton (Mercedes) tre, Sergio Perez (Red Bull-Honda) një fitore.
- Renditja e pilotëve dhe ekipeve
Pesë pilotët kryesorë:
1. Max Verstappen (Holandë): 156 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 138
3. Sergio Perez (Meksikë): 96
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 86
5. Valtteri Bottas (Finlandë): 74
Ekipet:
1. Red Bull: 252
2. Mercedes: 212
3. McLaren: 120
4. Ferrari: 108
5. AlphaTauri: 46