Fatih Erel
05 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Grand Prix i Azerbajxhanit ka rinovuar kontratën me Formula 1 (F1) për të paktën deri në vitin 2023, raporton Anadolu Agency (AA).
Rinovimi i marrëveshjes, e cila mundëson që garat e “Cirkut më të madh në rrota” të vazhdojnë të mbahen në Azerbajxhan, u nënshkrua në Baku nga drejtori Gjeneral i F1, Chase Carey dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov.
Ky vend aziatik u bashkua me kalendarin e F1 në vitin 2016.
Gara e parë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit u mbajt në vitin 2017 dhe u fitua nga Daniel Ricciardo i Red Bull Racing - TAG Heuer, ndërsa një vit më vonë triumfoi Lewis Hamilton i Mercedesit.
Këtë vit, Grand Prix i Azerbajxhanit do të mbahet më 28 prill.