Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1
Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 51 xhiro do të zhvillohet të dielën më 12 qershor në orën 13:00
Ankara
Azerbajxhani do të presë garën e 8-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e 8-të e kampionatit do të zhvillohet në pistën 6 kilometra të formuar në rrugët e kryeqytetit Baku.
Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 51 xhiro do të zhvillohet të dielën më 12 qershor në orën 13:00.
Deri më tani, Max Verstappen nga ekipi Red Bull ka fituar 4 gara, piloti Charles Leclerc nga ekipi Ferrari dy gara dhe Sergio Perez (Red Bull) një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 125 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 116
3. Sergio Perez (Meksikë): 110
4. George Russell (Britani e Madhe): 84
5. Carlos Sainz (Spanjë): 83
- Ekipet
1. Red Bull: 235
2. Ferrari: 199
3. Mercedes: 134
4. McLaren: 59
5. Alfa Romeo: 41
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.