Övünç Kutlu
19 Shkurt 2018•Përditësim: 20 Shkurt 2018
NEW YORK (AA) - LeBron James ka drejtuar ekipin e tij drejt një fitoreje me rezultatin 148-145 në ndeshjen e mbrëmshme të All-Starit të NBA-së, e cila u luajt në Los Angeles të Kalifornisë, raporton Naadolu Agency (AA).
All-Stari i cili bën bashkë disa nga lojtarët më të mirë në NBA, mbrëmë u shfaq me një format të ri.
Ndërsa formati i vjetër 66 vjeçar i këtij spektakli mbahej me ndeshjen e Lindjes kundër Perëndimit, formati i ri përfshinë dy kapitenë të përzgjedhur nga votat e kombinuara nga tifozët, mediat dhe trajnerët.
Pasi morën numrin më të madh të votave, James i Cleveland Cavaliers dhe Stephen Curry nga Golden State Warriors bën përzgjedhjen e lojtarëve për ekipet e tyre.
Mëngjesin e sotëm (sipas kohës evropiane) të dyja ekipet filluan ndeshjen me një mbrojtje të theksuar, e cila është e pazakontë për një ndeshje All-Star e cila ka qenë e karakterizuar nga ngulitje të shumta dhe virtuozitet.
Skuadra “Team LeBron” në gjysëmpjesën e parë kishte një disavantazh të vogël 78-76, por që në fund arriti të përmbys rezultatin e “Team Stephen”, për të triumfuar me shifrat 148-145. Shtatë minutat e fundit folën për një taktikë me mbrojtje të fortë, e cila është karakteristikë e ndeshjeve në playoffin e NBA-së.
Gjatë 31 minutave të kaluara në parket, James shënoi 29 pikë, 10 kërcime dhe 8 asiste, ndërkohë që në paraqitjen e tij të 14-të në NBA All-Sta, ai u zgjodh për MVP, hera e tretë në karrierën e tij.
"Formati është i mrekullueshëm. Përfundimisht, është ky një format i cili u pëlqeu të gjithëve”, tha James në konferencën për mediat pas takimit.
Kevin Durant nga Golden State Warriors shënoi 19 pikë dhe 6 kërcime për “Team LeBron”, ndërsa Kyrie Irving nga Boston Celtics shënoi 19 pikë dhe 9 asiste.
"Disa nga lojtarët e morën shumë personale, duke e mbajtur lojën në një nivel të lartë”, tha Irving.
Në “Team Stephen”, DeMar DeRozan nga Toronto Raptors shënoi 21 pikë dhe 6 kërcime ndërsa Karl-Anthony Toëns nga Minnesota Timberëolves shënoi 17 pikë dhe 10 kërcime.
Stephen Curry qëndroi në parket për 26 minuta mirëpo arriti të shënojë vetëm 11 pikë, 6 kërcime dhe 5 asiste. "Ishte një ndeshje shumë garuese. Bëmë një punë të mirë", tha Curry pas ndeshjes.