Hilmi Sever
19 Qershor 2018•Përditësim: 20 Qershor 2018
MOSKË (AA) - Në Kampionatin Botëror "Rusi 2018" nesër do të zhvillohen 3 ndeshje në grupet A dhe B, raporton Anadolu Agency (AA).
Me ndeshjet e nesërme do të përfundojnë ndeshjet e dyta në grupet A dhe B.
Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Portugalisë dhe Marokut në grupin B. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Luzhniki" në kryeqytetin Moskë me fillin në ora 14:00.
Përballja e dytë do të jetë mes Uruguajit dhe Arabisë Saudite në grupin A. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Rostov Arena" në ora 17:00.
Ndërsa ballafaqimi i tretë nesër do të jetë mes Iranit dhe Spanjës në grupin B, ndërsa do të zhvillohet në stadiumin "Kazan Arena" me fillim në ora 20:00.