Yunus Kaymaz
25 nëntor 2022•Përditësim: 26 nëntor 2022
Kombëtarja e Iranit me dy gola të shënuara në minutat shtesë ka fituar kundër Uellsit, në ndeshjen e Grupit B, në kuadër të Kampionatit Botëror FIFA 2022, që zhvillohet në Katar.
Irani, i cili shfaqi një paraqitje shumë të çorganizuar në ndeshjen e Anglisë për shkak të protestave kundër vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim, kundër Uellsit luajti një lojë më të gjallë.
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin Ahmad bin Ali kaloi me sulme të të dy ekipeve, por pa asnjë gol.

Në minutën e 86-të portieri i Uellsit, Wayne Hennessey, mori karton të kuq pas një intervenimi ndaj kundërshtarit të tij, duke e lënë ekipin e vet me 10 lojtarë.
Në minutat shtesë, 90+8, Irani me golin Rouzbeh Cheshmi kaloi në epërsi, me rezultatin 1-0.

Ramin Rezaeian pas një asistimi të Mehdi Taremi në minutën 90+11 shënoi golin e dytë të Iranit, 2-0.
Pas këtij rezultati, Irani fitoi 3 pikët e para, ndërsa Uellsi mbeti në 1 pikë.
Irani fitoren e festoi me tifozët, Gareth Bale theu rekord
Pas ndeshjes së parë të humbur 6-2 kundër Anglisë, Irani e festoi fitoren me tifozët.
Ndërkaq, futbollisti 33-vjeçar i Uellsit, Gareth Bale, u bë futbollisti i cili ka veshur më së shumti fanellën e kombëtares.
Ai deri më tani ka luajtur në 109 ndeshje me Kombëtaren e Uellsit, duke e tejkaluar Chris Günter.
Nga ana tjetër, kartoni i parë i kuq në turne, iu dha portierit të Uellsit, Hennessey.