Sibel Vezaj
09 Qershor 2016•Përditësim: 10 Qershor 2016
PRISHTINË (AA) - Paneli Emergjent i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), sot caktoi grupin e Kosovës për Botërorin “Rusi 2018”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin zyrtar të Federatës Botërore e Futbollit (FIFA), bëhet e ditur se Kosova u bashkua në grupin I ku do të luajë me Turqinë, Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.
Ndërkohë, Gjibraltari, që sikurse Kosova fitoi të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet e kampionatit botëror “Rusia 2018” iu bashku grupit H ku do të luajë me Belgjikën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron.
Në njoftim është theksuar Paneli Emergjent i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka vendosur që Kosova nuk do të luajë kundër Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovinës, për arsye të sigurisë.
Pas vendimit të marrë nga FIFA në maj të këtij viti është konfirmuar pranimi i Kosovës dhe i Gjibraltarit si anëtarë të 210-të dhe 211-të të FIFA-s.