Yunus Kaymaz
18 Mars 2022•Përditësim: 20 Mars 2022
STAMBOLL (AA) - Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka hedhur poshtë apelin e Federatës Ruse të Futbollit (RFS) kundër vendimit të përjashtimit nga ndeshjet play-off të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga CAS, kërkesa e federatës ruse për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të FIFA-s është refuzuar deri në seancën dëgjimore, data e së cilës ende nuk është shpalosur.
Kombëtarja ruse e futbollit u përjashtua nga turneu play-off i Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës, gjysmëfinalet e të cilave do të luhen më 24 mars dhe finalja më 29 mars.