Doga Kirmizioglu
12 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Sulmuesi nga Uruguaji Edinson Cavani i cili luan në ekipin e Paris Saint-Germain (PSG) është zgjedhur lojtari i muajit në Ligën e parë Franceze, raporton Anadolu Agency (AA).
Asociacioni i Futbollistëve Profesional të Francës i cili bën përzgjedhjen e futbollistëve mujor në Ligën e parë nëpërmjet rrjetit social Twitter bëri të ditur se Cavani me performansat e tij të jashtëzakonshme ka arritur kulmin në muajin shtator.
Futbollisti i kombëtares së Uruguajit në muajin shtaror në katër ndeshje të zhvilluara ka shënuar 5 gola. Kurse në Ligën e Parë Franceze në shtatë ndeshje ka shënuar 8 herë, duke hyrë kështu në garën për "mbret të golave".