Sport

Dani Alves: Nesër do të kthehesha në Barcelonë

Ata donin që t'i thoja lamtumirë, por u thash jo, pasiqë atë vend e konsideroj si shtëpinë time të përhershme, dhe kur diçka e konsideroni si shtëpinë tuaj nuk duhet të thoni lamtumirë, ka thënë Alves

Dejan Maksimoviç  | 24.04.2018 - Përdıtësım : 25.04.2018
Dani Alves: Nesër do të kthehesha në Barcelonë

Paris

PARIS (AA) – Dani Alves, lojtari i Paris Saint-Germain (PSG) ka thënë se nesër do të ishte kthyer në Barcelonë, nëse do të merrte thirrje për t'u rikthyer në radhët e klubit katalanas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i përfaqësueses braziliane u largua nga Barcelona në vitin 2016 dhe kaloi në radhët e Juventusit italian, nga i cili një vit më vonë kaloi në PSG.

"Barcelona është shtëpia ime. Është e pamundur të thuash që nuk do të kthehesha. Nesër do të kthehesha po të më ftonte Barcelona", ka thënë Alves për mediat braziliane.

Ai theksoi se u ndje i lënduar për faktin se duhej të largohej nga Barcelona pas 23 trofeve të fituara gjatë tetë viteve.

"Ata donin që t'i thoja lamtumirë, por u thash jo, pasiqë atë vend e konsideroj si shtëpinë time të përhershme, dhe kur diçka e konsideroni si shtëpinë tuaj nuk duhet të thoni lamtumirë. Cili është kuptimi i lamtumirës, nëse do të kthehesh", pyeti në fund Alves.

Braziliani këtë sezon me PSG fitoi titullin e kampionit të Francës dhe Kupën e Ligës, kurse do të luaj edhe në finalen e Kupës. Ai ka kontratë me klubin e Parisit edhe për një vit tjetër. Edhe pse është 34 vjeç, ai pritet të jetë në mesin e ekipit kombëtar brazilian në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 14 qërshori deri më 15 korrik në Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın