Sport, aktualiteti-sportiv, football, archive

Davor Shuker: Nuk kam marrë pjesë në trukimin e ndeshjeve

Davor Shuker ka mohuar njoftimet e disa mediave evropiane në lidhje me përfshirjen e tij në trukimin e ndeshjeve së bashku me dy kroatët tashmë të dënuar nga gjykata gjermane, Ante Shapin dhe Marijo Cvrtko.

30.06.2015 - Përdıtësım : 30.06.2015
Davor Shuker: Nuk kam marrë pjesë në trukimin e ndeshjeve

ZAGREB (AA) - Davor Shuker, president i Federatës kroate të Futbollit (HNS), dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka mohuar njoftimet e disa mediave evropiane në lidhje me përfshirjen e tij në trukimin e ndeshjeve së bashku me dy kroatët tashmë të dënuar nga gjykata gjermane, Ante Shapin dhe Marijo Cvrtko, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Jam një njeri i futbollit dhe jetën time ia kam kushtuar sportit që e dua. Kam pasur rastin që të përfaqësoj disa klube të mëdha në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, kam pasur nderin për të mbrojtur ngjyrat e vendit tim në 69 ndeshje. Përmes kësaj, kam pasur mundësinë që të njoftohem me mijëra njerëz të lidhur me sportin. Për fat të keq, në këtë grup të gjerë janë edhe dy kroatët e përmendur të akuzuar për trukimin e ndeshjeve. Në çdo rast, mund të konfirmojë qartë se kurrë në jetën time nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë aktivitet që synon rregullimin ose të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve të futbollit", tha Davor Shuker në një deklaratë përmes faqes zyrtare të internetit të HNS.

Më tej, vuri në dukje se mund të konfirmojë se ai dhe HNS plotësisht janë angazhuar në luftën kundër sëmundjes së tmerrshme të trukimit të ndeshjeve.

"Gjithashtu, dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të theksoj se kurrë nuk jamë marrë në pyetje nga ndonjë autoritet kompetent në lidhje me marrëdhëniet e dyshuara me Ante Shapin dhe Mario Cvrtko. Është e njohur se Zyra e Prokurorit Publik në Bochum për më shumë se shtatë vjet ka udhëhequr, dhe ende udhëheq, luftën kundër trukimit të ndeshjeve të futbollit. Mund të konfirmoj se ky organ kurrë nuk më ka marrë në pyetje në lidhje me ndonjë implikim të mundshëm që mund të më ndërlidhin mua me aktivitete të tilla, për arsyen e thjeshtë se kurrë nuk kam vepruar kundër parimeve të mia të forta të fair-play dhe dashurisë së integritetit të sportit. Shkurt dhe qartë", tha Shuker.

Javën e kaluar, stuhinë më të madhe e shkaktuan pretendimet e Benjamin Best, gazetar i televizionit publik gjerman ARD, i cili raportoi se hetuesit nga Bochumi e lidhin Shuker me Shapin nga Berlini, i ashtuquajturi mbreti i mafias të basteve. Ai pohoi se UEFA po heton rolin e Shukerit në skandalin e trukimve të ndeshjeve dhe se dokumentet në lidhje me trukimin e ndeshjeve i "mban në sirtar për katër vite".

Në publikimin e ARD thuhet se ekziston një transkript të bërë gjatë përgjimeve të policisë që tregon se mafia sportive e basteve dëshiron të trukojë ndeshjen e Europa League në mes Shiroki Brijeg - Banants dhe se Shapina kishte informuar Shukerin para takimit se duhej të bënte bast në ndeshjen e përmendur.

Gazetari gjerman tha se trukimi i ndeshjes nuk kishte ndodhur, por që Shapina i kishte thënë Shuker se ndeshja duhet të përfundojë.

Duke e akuzuar Shukerin në lidhje me trukimin e ndeshjeve, Best për televizioni shtetëror kroat HRT tha se në rastin e dytë Shapina kishte fituar 400.000 euro, të cilat nuk kishin dashur që t'ia paguajnë, kështu që ai kërkoi ndihmën e Shukerit për të marrë paratë, sepse ai kishte kontakte të mira në Angli, duke pasur parasysh se ka luajtur në Londër.

"Shkuer ishte përgjigjur se do ti ndihmonte" shpjegon Best.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın