Bedrudin Brlyavac
10 Dhjetor 2019•Përditësim: 10 Dhjetor 2019
Didier Deschamps do të mbetet trajner i reprezentacionit të Francës deri në fund të Kampionatit Botëror në Katar në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deschamps, i cili përfaqësuesen e Francës në futboll e çoi deri te titulli i Kampionatit Botëror në Rusi në vitin 2018, vazhdoi kontratën me Federatën e Futbollit të Francës deri në vitin 2022.
51-vjeçari Deschamps, ish-kapiten i reprezentacionit me të cilin si lojtar fitoi titullin e kampionit në vitin 1998, mori timonin e kombëtares në pranverën e vitit 2012 kur nënshkroi kontratë deri në fund të Kampionatit Evropian të vitit 2020.
Para marrjen së reprezentacionit të Francëz ka udhëhequr klubet Monaco, Juventus dhe Marseille.