Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Di Maria: PSG sivjet dëshiron finalen e Ligës së Kampionëve

Ekipi francez mbrëmë fitoi me rezultat 2:0 kundër Malmo-s në fsuhën e saj.

16.09.2015 - Përdıtësım : 16.09.2015
Di Maria: PSG sivjet dëshiron finalen e Ligës së Kampionëve

PARIS (AA) – Angel Di Maria, golashënuesi i fitores së Paris Saint Germaina kundër Malmo-së në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, deklaroi se synimi i ekipit francez është që të shkojë deri ne finalen e këtij kompeticioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Doemos duhet të shkojmë hap pas hapi, por PSG-ja është në formë. Vitin e kaluar shkoi në fazën përfundimtare të Ligës së Kampionëve, edhe këtë vit objektivi është që të tejkalojmë çerekfinalet dhe të shkojmë deri në finalen e këtij kompeticioni. Patjetër që duhet të punojmë shumë, hap pas hapi dhe shpresoj se çdo gjë do të shkojë në rregull”, tha futbollisti argjentinas.

Ekipi francez mbrëmë fitoi me rezultat 2:0 kundër Malmo-s në fsuhën e saj.

PSG në Ligën e Kampionëve gjendet në një grup me Real Madridin, Shakhtar Donetsk dhe Malmon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın