Yunus Kaymaz
07 Gusht 2019•Përditësim: 08 Gusht 2019
Futbollisti uruguaian, Diego Forlan, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas 21 viteve i jap fund karrierës sime profesionale. Përfundon një periudhë me kujtime dhe emocione të mrekullueshme, por fillon një e re", tha futbollisti 40-vjeçar nga rrjeti social.
Ai karrierën e tij e filloi me klubin Independiente, ndërsa më pas ishte pjesë e klubeve të mëdha botërore si Manchester United, Atletico Madrid, Villareal dhe Inter.
Ylli uruguaian me Manchester United arriti të fitojë Premier Ligën dhe Kupën e Federatës, ndërsa me Atletico Madrid UEFA Ligën e Evropës dhe UEFA Super Kupën.
Për kombëtaren e Uruguajit ai luajti në 112 ndeshje, duke shënuar 36 gola.