Haris Badzic
29 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
ZENICË (AA) – Klubi hendbollistik Çelik nga Bosnjë e Hercegovina doli më i mirë se KH Prishtina në përballjen e xhiros së tretë të EHF Challenge Cup, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyja ndeshjet janë luajtur në Zenicë nga shkaku i situatës së vështirë ekonomike në të cilën gjendet klubi nga BeH, për çka udhëtimi dhe shpezimet tjera duke përfshirë edhe atë për viza do të ishte një barrë e madhe për KH Çelik, prandaj skuadrat nënshkruan marrëveshje që të dyja ndeshjet të luhen atje.
Në takimin e parë Prishtina fitoi me rezultatin 29:28.
Sot, hendbollistët nga Zenica mbyllën pjesën e parë me rezultatin 13:11 dhe përkundër presionit të klubit nga Prishtina ata mbajtën epërsinë deri në fund, ndërsa takimi u mbyll me rezultatin 23:21.
"Ndeshja e dytë ishte më e vështirë edhe pse në takimin e parë hymë pas udhëtimit 34 orësh. Kishim dy sfida të mira por dëshiroj të uroj Çelikun të cilëve iu dëshirojmë fat në garat e mëtejme”, deklaroi trajneri i KH Prishtina, Taib Kabashi.
"Ekipi nga Prishtina na befasoi me cilësinë, ndërsa kuptuam se në mesin e tyre kanë 7 lojtarë të kombëtares. Dje kishim epërsi të mirë por e humbëm në pjesën e dytë. Sot vendosëm të luajmë lojë më të ngadalshme”, tha trajneri i Çelikut, Senad Skopljak.
Të dyja takimet u luajtën në sallën "Arena" në Zenicë.