Yunus Kaymaz
01 shkurt 2019•Përditësim: 02 shkurt 2019
MADRID (AA) - Barcelona në radhët e saj ka marrë brazilianin e talentuar Emerson Aparecid Junior, të njohur si Emerson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmenti i i Barcelonës njofton se 20-vjeçarin e talentuar e kanë sjellë për 12 milionë euro.
Emerson me Barçën nënshkroi një kontratë 5 vjeçare.
Për Emerson, si mbrojtës flitet se është i mirë sikur në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe se ka gjuajtje të mirë nga distanca.
Ai karrierën e filloi në Ponte Preti pas çka në vitin 2018 kaloi në Atletico Mineiro për të cilën luajti 19 ndeshje me një gol të shënuar. Në fanellën e kombëtares së Brazilit U20 ka luajtur 8 ndeshje.