Bedrudin Brlyavac
01 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
SARAJEVË (AA) - Kombëtarja e Portugalisë në futboll pas ekzekutimit të penaltive në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Francë mposhti kombëtaren e Polonisë me çka siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kohën e rregullt të ndeshjes, e cila u luajt në stadiumin Velodrome në Marsej rezultati ishte 1:1. Golashënues ishin Robert Lewandowski në minutën e dytë për Poloninë dhe Renato Sanches në minutën e 33-të për Portugalinë.
Meqë pas kohës shtesë nuk pati gola nga asnjëra skuadër, fituesi i kësaj sfide u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë.
Kështu, portugezët kanë mposhtur Poloninë pas ekzekutimit të penaltive (5:3) duke siguruar kualifikimin në mesin e katër kombëtareve më të mira në Evropë.
Të premten në program është përballja tjetër e çerekfinales së Kampionatit të 15-të Evropian ndërsa do të zhvillohhet ndërmjet Uellsit dhe Belgjikës me fillim në ora 21:00.