Şenhan Bolelli
18 Qershor 2021•Përditësim: 18 Qershor 2021
Kapiteni i kombëtares së Spanjës në futboll, Sergio Busquets do të kthehet sot në kampin e kësaj kombëtareje në Kampionatin Evropian pasi mungoi për shkak të infeksionit me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata e Futbollit të Spanjës njoftoi se Busquets ishte negativ në testet e fundit për koronavirus dhe se do të kthehet në kampin përfaqësues në Sevilla.
Busquets ka qenë në izolim në shtëpi që nga 6 qershori për shkak të testit pozitiv ndaj COVID-19.
Ai nuk pritet të luajë nesër në ndeshjen e Grupit "E" ndaj Polonisë, por më shumë gjasa kundër Sllovakisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve më 23 qershor.
Diego Llorente gjithashtu u largua nga kampi i ekipit kombëtar spanjoll më 8 qershor, por ai u kthye në kamp tri ditë më vonë pasi u përcaktua se testi i parë pozitiv për koronavirus ishte i pasaktë.