Doga Kirmizioglu
24 Korrik 2018•Përditësim: 25 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Një nga tenistët më të mirë të botës, zvicerani Roger Federer ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Rogers Cup, i cili muajin e ardhshëm do të mbahet në Kanada, raporton Anadolu Agency (AA).
Federer ka thënë se këtë vendim e ka sjellë për shkak të viteve.
"Ishte shkëlqyeshëm vitin e kaluar në Montreal dhe ndjej kënaqësi të luaj para spektatorëve kanadezë, por për fat të keq, orari është vendimtar për avancimin tim. Me keqardhje kam vendosur që këtë vit të tërhiqem nga Toronto", ka thënë Federer.
Ai shtoi se ndjen keqardhje që nuk do të marrë pjesë në garë.
Federer, i cili më 8 gusht do të festojë ditëlindjen e tij të 37, në Australian Open të mbajtur në janar, fitoi titullin e 20-të Grand Slam.
Rogers Cup do të luhet nga 4 deri më 12 gusht në Toronto.