Doga Kirmizioglu
31 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Tenisti zviceran numër 2 në botë, Roger Federer, duke e tejkaluar Novak Djokovic në radhitjen e përfitimeve arriti të bëhet tenisti i cili fiton më shumë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Shoqata e Profesionistëve Tenis (ATP), njoftohet se Federer pasi arriti fitore në Turneun e Tenisit në Zvicër për meshkujt, me përfitimin prej 395 mijë euro të marrë nga ky organizim arriti një rekord të ri.
Tenisti 36 vjeçar Federer, i cili në turnetë deri më tani ka fituar 109 milionë e 853 mijë dollarë, duke e tejkaluar ish-tenistin serb numër një në botë Djokovic, arriti të bëhet tenisti që fiton më së shumti në organizimet e tenisit.
Djokovic i cili për shkak të lëndimit nuk mundej të merrte pjesë në turnetë të këtij viti, ishte bërë tenisti i parë në korrik të vitit 2016 që arriti përfitime mbi 100 milionë dollarë nga turnetë.
Sipas të dhënave të publikuara në revistën ekonomike Forbes, Federer i cili në karrierën e tij ka 19 grand-slam kampionate, duke marrë parasysh edhe përfitimet nga sponsorë dhe reklama në vitin 2017 me të ardhura prej 70 milionë dollarë është edhe tenisti i cili fiton më së shumti në botë.
Dhjetë sportistët të cilët kanë përfitime më të mëdha nga turnetë e tenisit në kategoritë e meshkujve sipas ATP janë kështu:
1 - Roger Federer 109 milionë e 853 mijë e 682 dollarë
2 - Novak Djokovic 109 milionë e 805 mijë e 403 dollarë
3 - Rafael Nadal 91 milionë e 199 mijë e 322 dollarë
4 - Andy Murray 60 milionë e 807 mijë e 644 dollarë
5 - Pete Sampras 43 milionë e 280 mijë e 489 dollarë
6 - Andre Agassi 31 milionë e 152 mijë e 975 dollarë
7 - David Ferrer 30 milionë e 778 mijë e 187 dollarë
8 - Stanislas Wawrinka 30 milionë e 623 mijë e 544 dollarë
9 - Tomas Berdych 28 milionë e 220 mijë e 153 dollarë
10 -Boris Becker 25 milionë e 80 mijë 956 dollarë