Can Erözden
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 27 Dhjetor 2020
Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka anuluar turneun për meshkuj për grupmoshat U-20 dhe atë U-17 në Kupën e Botës, që pritej të mbahet në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Si rezultat i pandemisë së COVID-19, Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur të anulojë edicionet e vitit 2021 të Kupës së Botës për meshkuj, FIFA U-20 dhe FIFA U-17. FIFA përcakton Indonezinë dhe Perunë si nikoqire të edicioneve të vitit 2023, vende të cilat ishte vendosur të jenë nikoqire të turneut të vitit 2021", njoftoi organi drejtues i futbollit botëror.
Siç është planifikuar për në vitin 2023, Peru do të jetë nikoqire e Kupës së Botës FIFA U-17 ndërsa Indonezia do të jetë nikoqire e Kupës së Botës FIFA U-20.