Mutlu Demirtaştan
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - FIFA publikoi listën e cila përbëhet nga 10 kandidatë tek meshkujt për çmimin trajneri më i mirë i vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës në ueb faqen e FIFA-s, në listën e përcaktuar nga ana e Komitetit të futbollit, morën pjesë përsëri trajnerët spanjoll Josep Guardiola dhe Luis Enrique të cilët më parë kanë arritur ta fitojnë këtë çmim.
Lista e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit tek meshkujt, është kështu:
Chris Coleman (Kombëtarja e Uellsit)
Didier Deschamps (Kombëtarja e Francës)
Pep Guardiola (Bayern Mynih-Manchester City)
Jürgen Klopp (Liverpool)
Luis Enrique (Barcelona)
Mauricio Pochettino (Tottenham)
Claudio Ranieri (Leicester City)
Fernando Santos (Kombëtarja e Portugalisë)
Diego Simeone (Atletico Madrid)
Zinedine Zidane (Real Madrid)
Pas votimit i cili do të bëhet nga ana e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtarëve, fansave dhe gazetarëve numri i kandidatëve do të jetë 3. Rezultati i votimit do të shpallet më 2 dhjetor. Ndërsa trajneri më i mirë do të përcaktohet në ceremoninë e cila do të mbahet në qytetin Cyrih të Zvicrës më 9 Janar 2017.