Sport

FIFA shfuqizon pezullimin e federatës pakistaneze

Shfuqizimi i pezullimit, me automatizëm lejon kombëtaren dhe klubet pakistaneze të marrin pjesë në garat ndërkombëtare

Hüseyin Burak Demirer  | 15.03.2018 - Përdıtësım : 15.03.2018
FIFA shfuqizon pezullimin e federatës pakistaneze

Shkup

SHKUP (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA), shfuqizoi pezullimin e Federatës së Futbollit të Pakistanit (PFF), raporton Anadoolu Agency (AA). 

Në njoftimin e FIFA-s bëhet e ditur se me ndërrimin e kryesisë më 1 mars, federata e Pakistanit kë bërë harmonizimin e statutit të saj, duke rimarrë statusin e anëtarit në FIFA, por që puna e saj do të monitorohet në vazhdimësi. 

Në tetor të vitit të kaluar, FIFA pezulloi federatën e Pakistanit me akuzën për "ndërhyrje nga një palë e tretë”, dhe nga shkaku i aferave për korrupsion në të cilat ishte përfshirë ish kreu Faisal Saleh Hayat. 

Gjykata në Pakistan shkarkoi Hayatin dhe në vend të tij emëroi një drejtues të përkohshëm. 

Shfuqizimi i pezullimit, me automatizëm lejon kombëtaren dhe klubet pakistaneze të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın