Fatih Erel
27 shtator 2019•Përditësim: 30 shtator 2019
Kampionati Botëror i Atletikës (IAAF) ka filluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.972 atletë nga 209 shtete, duke përfshirë 918 femra, do të marrin pjesë në evenimentin sportiv që do të zgjasë deri më 6 tetor.
Turqia i bashkohet kampionatit në kryeqytetin e Katarit me 20 atletë.
Katari është shteti i parë nga Lindja e Mesme që është nikoqir i këtij kampionati.
Kampioni i garës në vitin 2017, Ramil Guliyev, do të garojë për Turqinë në dy kategori, garën deri në 200 metra për meshkuj dhe garën 4x100 metra për meshkuj.
Guliyev do të vrapojë në garën prej 200 metra në kategorinë e meshkujve për t'u bërë atleti i tretë pas Calvin Smith dhe Usain Bolt që fiton garën të paktën dy herë radhazi.
Guliyev ishte fitues i garës në 200 metra në kategorinë e meshkujve në Kampionatin Botëror të Atletikës të mbajtur në vitin 2017 në Londër.
Në ndërkohë, fituesja e 16 medaljeve botërore, Allyson Felix, do të garojë për herë të parë pas lindjes së fëmijës.
Rusia është përjashtuar nga garat ndërkombëtare, kështu që 20 atletët rusë do të marrin pjesë në garë si atletë neutral.