Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Shqiperi-Serbi

FSHF bën të ditur se si edhe në ndeshje të mëparshme, stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë.

15.09.2015 - Përdıtësım : 15.09.2015
Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Shqiperi-Serbi

TIRANË (AA) - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjithë tifozët dhe të interesuarit e tjerë se ka filluar sot online shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian “Euro 201”6. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena" në datën 08 tetor, ora 20.45, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biletat mund të blihen në faqen zyrtare të Federata Shqiptare e Futbollit (www.fshf.org).

FSHF bën të ditur se si edhe në ndeshje të mëparshme, stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshëm dhe të padukshëm në sy të lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

Federata Shqiptare e Futbollit sqaron se biletat për këtë ndeshje të rëndësishme do të jenë të personalizuara dhe asnjë person i cili nuk do të mbaje një bilete me emrin e tij mbi biletë nuk do të lejohet të hyjë në stadium. Listat nominative të personave të pajisur me biletë do t’i komunikohen Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın