Ekip
09 Qershor 2019•Përditësim: 10 Qershor 2019
Tenisti spanjoll Rafael Nadal sot luan në finalen e Roland Garros kundër austriakut Dominic Thiem dhe shpreson që të fitojë titullin e 12 rekord në turneun Grand Slam në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Nadal në gjysmëfinale deklasoi asin zviceran Roger Federer dhe në finale do të takohet me Thiem, i cili në ndeshjen dyditore mposhti tenistin më të mirë në botë Novak Gjokoviç.
Fituesi i dytë dhe i katërt i turneut Nadal dhe Thiem po ashtu edhe vitin e kaluar u takuan në finalen e Roland Garros, ku më i mirë ishte spanjolli, i cili njihet si "mbreti i fushave me dhe të tenisit".
Nadal sot do të luftoj për të fituar trofeun e 12-të në Roland Garros. Nga ana tjetër, tenisti i cili është tetë vjet më i ri, Thiem lufton për të fituar trofeun e parë në turneun Grand Slam, kurse paraqitjet e mëparshme dhe fitorja ndaj Gjokovic janë tregues për një progres në sezonin e kaluar.
Thiem në prill mundi Nadal në gjysmëfinale të turneut në Barcelonë dhe shpreson që edhe sot të korrë fitore në Paris.