Doga Kirmizioglu
24 Tetor 2019•Përditësim: 25 Tetor 2019
Klubi futbolistik brazilian Flamengo arriti të kualifikohet në finalen e Kupës Libertadores të organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), pasi në gjysmëfinale e mundi Gremio-n, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubet braziliane Flamengo dhe Gremio u përballën në stadiumin "Maracana" në kuadër të ndeshjes së gjysmëfinales në Kupën Libertadores, që njihet si Liga e Kampionëve të Amerikës së Jugut.
Flamengoi e fitoi ndeshjen me rezultatin 5-0, me golat e Bruno Henrique në minutën e 42-të, Gabriel Barbosa në minutat 46 dhe 56, Pablo Mari në minutën e 67 si dhe Rodrigo Caio në minutën 71.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1. Flamengo në finale do të përballet me River Plate-n, fituesin e fundit të Libertadores.
Ndeshja do të zhvillohet më 23 nëntor në kryeqytetin e Kilit, Santiago në stadiumin kombëtar "Julio Martinez Pradanos".