Yunus Kaymaz
14 Maj 2019•Përditësim: 15 Maj 2019
Holanda duke filluar nga viti i ardhshëm sërish do të hyjë në kalendarin e Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Formula 1, thuhet se Çmimi i Madh i Holandës do të jetë në kalendarin e garës duke filluar nga viti i ardhshëm. Gara në Holandë planifikohet të mbahet më 8-10 maj.
Holanda u bë vendi i dytë pas Vietnamit, e cila iu shtua kalendarit për vitin e ardhshëm. Pas 35 vitesh pista Zandvoort do t'i rikthehet garës së Formula 1.
Pista Zandvoort ndodhet në bregun e Detit të Veriut, 40 minuta larg Amsterdamit, e cila 13 vite me radhë mes viteve 1973-1985 ishte nikoqire e Formula 1.
Sipas mediave Formula 1 për Çmimin e Madh të Holandës ka arritur marrëveshje për të paktën 3 vite.