Hüseyin Burak Demirer
07 dhjetor 2022•Përditësim: 08 dhjetor 2022
Në sezonin 2023 të Kampionatit Botëror në Formula 1 do të zhvillohen 6 gara 'sprint', njoftuan nga ueb faqja e organizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit, garat 'sprint' që u organizuan për herë të parë në sezonin 2021, vitin e ardhshëm do të rriten nga 3 në 6.
Në ditën e parë të fundjavës në Çmimet e Mëdha të Azerbajxhanit, Austrisë, Belgjikës, Katarit, SHBA-së dhe Brazilit do të mbahen xhirot për renditjen ndërsa në ditën e dytë garat 'sprint'.
Tetë pilotët e parë në garat 'sprint' fitojnë prej 8 deri në 1 pikë. Garuesit, në ditën e diel kur mbahet gara do të renditen sipas vendit që kanë fituar në garën 'sprint'.