Fatih Erel
21 Nëntor 2021•Përditësim: 22 Nëntor 2021
Arbritrat e Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Katarit, dënuan pilotët Valtteri Bottas dhe Max Verstappen për mosrespektim të flamujve të verdhë në fund të kualifikimeve të djeshme, kështu që Bottas do të kthehet për tri pozita, kurse Verstappen për pesë pozita, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dënimet pilotëve u shqiptuan vetëm një orë e gjysmë para fillimit të garës.
Valtteri Bottas u dënua sepse nuk respektoi flamujt e verdhë në stërvitje, kurse edhe ai e pranoi se nuk e kishte vërejtur flamurin e verdhë dhe nuk e kishte ulur shpejtësinë në atë pjesë të pistës siç kërkojnë rregullat.
Bottas-it iu dha një penallti prej tre vendesh prapa pozitës startuese. Ai përfundoi i treti në kualifikime dhe do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.
Një dënim më i rëndë u shqiptua për pilotin Max Verstappen. Ai përfundoi kualifikimet në vendin e dytë, por shkon deri në pesë vende pasi nuk respektoi flamujt e dyfishtë të verdhë të shënuar.
Gara në Katar është e 20-ta në kalendarin e Formula 1 këtë sezon. Verstappen është lider në renditje me 14 pikë më shumë se i dyti Lewis Hamilton i cili ka pozicionin më të mirë fillestar në pistën Losail.