Bakir Tiro
03 nëntor 2015•Përditësim: 03 nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Trajneri i kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës në futboll, Mehmed Bazhdareviq, shpalli listën preliminare me emrat e 28 lojtarëve me të cilët do të përballet kundër kombëtares së Irlandës, në ndeshjen e barazhit të vlefshme për kualifikim në kampionatin evropian të futbollit i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se me padurim presin ndeshjen e barazhit me Irlandën, të kryejnë punën dhe kështu të kualifikohen për evropianin "Francë 2016".
Bazhdareviq deklaroi se gjatë përgatitjeve të cilat fillojnë më 9 nëntor, lista përfundimtare do të pësojë reduktim të numrit përfundimtar, ndërsa lidhur me dëmtimet e shumta të lojtarëve me të cilat po përballet Irlanda tha se kjo nuk do të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj kësaj ndeshjeje vendimtare.
"Jemi të vetëdijshëm se si popull janë këmbëngulës prandaj nuk do ta kemi të lehtë. Ata kanë zëvendësime për lojtarët e dëmtuar prandaj nuk mendoj për këtë çështje" tha Bazhdareviq.
Ndëshja e parë luhet në Zenicë më 13 nëntor ndërsa ajo e kthimit tre ditë më vonë në Dublin.