Sport, football, archive

FSHF: Për ndeshjen Shqipëri-Portugali do të zbatohet një protokolli sigurie i niveleve të larta

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka informuar sot se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Portugali do të fillojë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta.

14.08.2015 - Përdıtësım : 14.08.2015
FSHF: Për ndeshjen Shqipëri-Portugali do të zbatohet një protokolli sigurie i niveleve të larta

TIRANË (AA) - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka informuar sot se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Portugali do të fillojë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas FSHF-së, biletat për këtë ndeshje dhe për të gjitha ndeshjet e tjera në vijim do të shiten të personalizuara me emër dhe mbiemër të mbajtësit në çdo bilete. Federata sqaron se të gjithë tifozët e pajisur me biletë duhet të shkojnë në stadium patjetër të pajisur edhe me një dokument identifikimi qe duhet te jete karte identiteti ose pasaportë biometrike.

“Në çdo hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të rrepta për verifikimin e dokumentit të identitetit dhe në rast mospërputhjeje midis emrit në bilete dhe dokumentit të paraqitur personat nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.  Për sa më lart është një masë shtesë sigurie, por edhe për të parandaluar fenomenin e njohur si ‘treg i zi’ dhe problematika të tjera që janë në dëm të publikut dhe mbështetësve të futbollit. Shpresojmë dhe urojme që të kemi mirëkuptim dhe bashkëpunim në shkallë sa më të gjerë për të patur në të ardhmen ndeshje futbolli sa më të kontrolluara dhe të garantuara dhe një organizim më të mirë dhe më efikas”- thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarisht më 8 gusht se ka filluar online faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri - Portugali, e cila do të zhvillohët në stadiumin "Elbasan Arena" në datën 07 shtator, në ora 20.45.

.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın