Futboll, Maqedonia e Veriut barazon 1-1 në shtëpi përballë Uellsit
Në minutën e 59-të, ndeshja u ndërpre për një minutë duartrokitje në nder të viktimave të zjarrit në një klub nate në Koçan më 16 mars, ku jetën humbën 59 persona

Shkup
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë Uellsit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, raporton Anadolu.
Në ndeshjen kualifikuese, e zhvilluar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, dy skuadrat tentuan të krijojnë raste për gol duke poseduar topin, por nuk arritën të konkretizojnë deri në minutat shtesë, kur fillimisht Bojan Miovski shënoi për ekipin vendas në minutën e parë të lojës shtesë, ndërsa David Brooks barazoi në minutën 90+6.
Në minutën e 59-të, ndeshja u ndërpre për një minutë duartrokitje në nder të viktimave të zjarrit në një klub nate në Koçan më 16 mars, ku jetën humbën 59 persona.
Po ashtu, edhe para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nder të viktimave të zjarrit.
Maqedonia e Veriut aktualisht gjendet në vendin e parë në Grupin J me 4 pikë, po aq sa ka edhe Uellsi në vendin e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.