Sport

Futboll, Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Andorrës me rezultatin 3-0

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën

Fatjon Cuka  | 25.03.2025 - Përdıtësım : 25.03.2025
Futboll, Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Andorrës me rezultatin 3-0 Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka fituar ndeshjen ndaj Andorrës, e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026, raporton Anadolu.

Ndeshja Shqipëri-Andorra, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, ka përfunduar me rezultatin 3-0, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar fitoren e parë të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Për ekipin kuqezi, golat u shënuan nga Manaj në minutat e 9-të dhe 19-të dhe Uzuni në minutat shtesë të pjesë së dytë të ndeshjes.

Në kuadër të këtyre kualifikueseve, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grup me 3 pikë.

Ndeshja e radhës e Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të kësaj faze është në muajin qershor ndaj Serbisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın