Barış Seçkin
12 Korrik 2021•Përditësim: 13 Korrik 2021
Futbollistët italianë u kthyen në Romë mëngjesin e sotëm me kupën që fituan mbrëmë në finalen e Kampionatit Evropian, ku luajtën kundër Anglisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Finalja u luajt në "Wembley" ndërsa pas barazimit 1:1, italianët fituan titullin evropian pas ekzekutimit të penaltive (3:2).
Italia fitoi kështu titullin e dytë të kampionit kontinental ndërsa futbollistët dhe stafi teknik arritën këtë mëngjes nga Londra në Romë me avionin "Alitalia".

Një grup më i madh tifozësh mirëpritën kampionët e Evropës. Euforia ishte në kulmin e saj kur kapiteni Giorgio Chelini doli nga autobusi me kupën dhe në kokë mbante një kurorë.

Futbollistët italianë do të pushojnë në një hotel dhe pasdite do të kenë pritje zyrtare nga presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministri Mario Draghi.