Can Erözden
15 Korrik 2017•Përditësim: 16 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) - Futbollisti holandez, Wesley Sneijder, do të braktis gjigandin turk Galatasaray, konfirmimin për të cilën e ka bërë dhe vetë klubi në ueb faqen e internetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sneijder kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij të nënshkruar në vitin 2013, atëherë kur u transferuar në Turqi nga ekipi italian në Seria A, Interi i Milanos.
Në gjithsej 175 paraqitje për kampionin e shumëfishtë të Turqisë, ai shënoi 46 gola ndërkohë që regjistroi edhe 46 asistime.
Me ekipin nga Stambolli, holandezi Sneijder arriti dy tituj të kampionit të Turqisë, tre herë kupën Kombëtare dhe tre Super Kupa.