Selçuk Buğra Gökalp
16 Shtator 2021•Përditësim: 17 Shtator 2021
Galatasaray mundi Lazion me rezultatin 1-0 në ndeshjen e Grupit E të Ligës Europa të UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, shënoi autogol në minutën e 67-të në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen në Stamboll.
Galatasaray zuri vendin e parë me tre pikë në Grupin E, ndërsa pas tij radhiten Marseja dhe Lokomotiv Moska me nga një pikë.
Luanët do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës kundër Marsejës në Stade de Marseille më 30 shtator.