Muhammed Enes Çallı
30 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Në Itali të dielën do të organizohet gara e 13-të e sezonit 2020 në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara për Çmimin e Madh Emilia Romagna me 63 xhiro do të mbahet në Autodromo Enzo e Dino Ferrari, në rajonin e veriut.
Kjo garë do të organizohet në një pistë të gjatë gati 5 kilometra, afër qytetit Imola, 40 km në lindje të Bolonjës.
Raundi kualifikues do të fillojë në ora 13:00 sipas kohës të Evropës Qendrore të shtunën, ndërsa gara do të fillojë në ora 12:10 të dielën.

Renditja e pilotëve për vitin 2020:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 256 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë) 179
3. Max Verstappen (Holandë) 162
4. Daniel Ricciardo (Australi) 80
5. Charles Leclerc (Monako) 75
Renditja e ekipeve 2020:
1. Mercedes 435
2. Red Bull 226
3. Racing Point 126
4. McLaren 124
5. Renault 120