Gareth Bale: Në shortin për “EURO 2016” dëshirojmë Anglinë
Shorti për grupet e “EURO 2016” do të mbahet nesër (12 dhjetor) në Paris. Në short do të jenë 24 ekipe që do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe

Madrid
MADRID (AA) - Ekipi kombëtar i futbollit të Uellsit vitin e ardhshëm, do të përforcojë në Kampionatin Evropian në Francë, që do të jetë paraqitja e tij e parë në eventin e madh pas 58 vjetësh. Suksesi i ekipit kombëtar edhe më të tej ka ndezur atmosferën e futbollit në këtë vend, e cila është duke pritur me padurim shortin për grupet e Kampionatit Europian, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në Euro 2016 shkojmë me entuziazëm. Ne do të përpiqemi që popullin dhe vendin tonë ta bëjmë krenarë. Në shortin e nesërm do të doja që në grupin e Kampionatit Evropian të kemi Anglinë. Besoj se do të mund ti mundim, sepse ata, ndryshe nga ne, në Francë do të jenë nën presion", tha Gareth Bale, lojtari i Uellsit dhe ylli i Real Madrid-it.
Shorti për grupet e “EURO 2016” do të mbahet nesër (12 dhjetor) në Paris. Në short do të jenë 24 ekipe që do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Përfshirje në raundin e ardhshëm do të sigurojnë dy ekipet më të mira nga grupi si dhe katër ekipe nga pozita e tretë.
“EURO 2016” në Francë do të mbahet nga 10 qershori deri në 10 korrik të vitit të ardhshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.