Yunus Kaymaz
26 korrik 2019•Përditësim: 27 korrik 2019
Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 11-të që do të zhvillohet në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00, ku do të mbahen 67 xhiro në pistën 4.574 metra Hockenheim në shtetin Baden-Württemberg të Gjermanisë, ndërsa gara do të zhvillohet më 28 korrik, të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve, në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në nëntë garat e para në vitin 2019. Ndërsa piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, shtatë herë arriti vendin e parë. Kolegu i tij nga i njëjti ekip, Valtteri Bottas, dy herë arriti linjën e finishit i pari.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Gjermanisë janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 223 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 184
3. Max Verstappen (Holandë): 136
4. Sebastian Vettel (Gjermani): 123
5. Charles Leclerc (Monaco): 120
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 407 pikë
2. Ferrari: 243
3. Red Bull-Honda: 191
4. McLaren: 60
5. Renault: 39