Golashenuesit e kombëtareve: Puskas më i miri në Evropë, Daei me 109 gola rekord botëror
Kur është fjala për lojtarët e futbollit të kohëve të fundit si golashënuesi më i mirë në mesin e ekipeve evropiane theksohet gjermani 37 vjeçar, Miroslav Klose, i cili në 137 ndeshje ka shënuar 71 herë.
![Golashenuesit e kombëtareve: Puskas më i miri në Evropë, Daei me 109 gola rekord botëror](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2015/09/12/thumbs_b_c_4f35021e8ab746d05aed1fd0153da86d.jpg)
SHKUP (AA) - Lojtar i kombëtares angleze Wayne Rooney në ndeshjen kualifikuese kundër Zvicrës, shënoi golin e tij të 50 në një fanelën e përfaqësues dhe u bë golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar të Anglisë.
Me këtë rast, Anadolu Agency (AA), ka bërë një analizë të lojtarëve që mbajnë rekorde në numrin e golave të shënuar në ekipet kombëtare. Përndryshe, Rooney, i cili ka luajtur 117 ndeshje për ekipin anglez, duke shenuar nga penalltia në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 kundër Zvicrës, u bë lojtari i 17-të europian që ka shenuar 50 herë për kombëtaren e tij.
- Klose më i miri në mesin e lojtarëve të kohëve të fundit -
Megjithatë, goli i 50-të i Rooney-it, pas 117 ndeshjeve të luajtura nuk mund të jetë edhe aq sukses i madh, kur krahasohet me futbollistin e famshëm hungarez Ferenc Puskas, i cili në periudhën prej vitit 1945 deri 1956, ka shënuar 84 gola në 85 ndeshje ndërkombëtare të ekipit kombëtar hungarez, që e bënë atë golashënuesin më të mirë evropian.
Për të mos qenë rastësi që lojtari i kombëtares hungareze të jetë golashenuesi më i mirë evropian, dëshmohet nga fakti se në vendin e dytë rradhitet bashkëkombasi i tij Sandor Kocsis, me 68 gola në 75 ndeshje. Koscis ishte i njohur me nofkën "koka e Artë", dhe mbahet mend për shtatë hat-tricke në ekipin kombëtar.
Kur është fjala për lojtarët e futbollit të kohëve të fundit si golashënuesi më i mirë në mesin e ekipeve evropiane theksohet gjermani 37 vjeçar, Miroslav Klose, i cili në 137 ndeshje ka shënuar 71 herë.
Klose mban rekordin si golashënuesi më i mirë në Botëror, i cili në 24 ndeshje ka shënuar 16 gola. Dy herë i fitues i çmimit "Këpuca e Artë".
- Ronaldo dhe Messi larg nga kreu -
Sa i përket performancës së dy lojtarëve më të mirë në botë portugezit, Cristiano Ronaldo dhe argjentinasit, Lionel Messi, ata nuk rangohen aq mirë.
Ronaldo me gjithësej 55 gola për përfaqësuesen e tij, është i 24 në listën e golashenesëve më të mirë, kurse argjentinasi Messi me 50 gola për "Gaúchos" ndodhet i 32-ti në renditjen botërore.
Përveç dy hungarezëve të cilët janë golashënuesit më të mirë në Evropë, ish-përfaqësuesi iranian Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje për ekipin kombëtar të Iranit, mban rekordin si golashenuesi më i mirë botërore në nivel të përfaqësueseve. Sulmuesi në karrierën e tij ka luajtur për Bayern Munich, Hertha Berlin dhe Arminia Bielefeld, shkruan Anadolu Agency.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.