Hamilton, fitues i DHL Turkish Grand Prix në Formula 1
Në garën e mbajtur me 58 xhiro në pistën "Intercity İstanbul Park", Hamilton me fitoren e garës shpalli fitoren e kampionatit të 7-të në karrierën e tij në sezonin i cili përfundon pas 3 etapave
![Hamilton, fitues i DHL Turkish Grand Prix në Formula 1](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2020/11/15/thumbs_b_c_fb2865370725b1f9f79aabc0ce90eb35.jpg?v=153759)
Stamboll
Piloti britanik nga ekipi i Mercedesit, Lewis Hamilton është shpallur fituesi i DHL Turkish Grand Prix të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në garën e mbajtur me 58 xhiro në pistën "Intercity İstanbul Park", Hamilton me fitoren e garës shpalli fitoren e kampionatit të 7-të në karrierën e tij në sezonin i cili përfundon pas 3 etapave.
Vendin e dytë e zuri meksikani, Sergio Perez i Racing Point ndërsa në vendin e tretë piloti gjerman nga ekipi i Ferrarit, Sebastian Vettel.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.