Dejan Maksimoviç
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Portieri i Manchester Cityt, pas barazimit 2:2 të ekipit të tij në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germanin, tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij po bëjnë historinë e klubit dhe se nuk duan të ndalen, raporton Anadolu Agency (AA).
Golat shumë të vlefshëm për “qytetarët” në Paris i shënuan Kevin de Bruyne dhe Fernandinho, ndërsa për vendasit Zllatan Ibrahimoviç dhe Adrien Rabiot.
Rol të madh në këtë barazim kishte edhe Hart i cili në minutën e 14-të kur rezultati ishte 0:0 mbrojti një penalti të ekzekutuar nga Ibrahimoviç.