Doğa Kırmızıoğlu
17 Mars 2023•Përditësim: 20 Mars 2023
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në UEFA Ligën e Evropës, raporton Anadolu.
Ndeshjet e para në çerekfinale do të luhen më 13 prill ndërsa ndeshjet kthyese më 20 prill. Ndeshjet e gjysmëfinale do të luhen më 11-18 maj.
Finalja e këtij edicioni të UEFA Ligës së Evropës do të zhvillohet në stadiumin "Puskas Arena" të kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, më 31 maj.
Përballjet janë si në vijim:
Çerekfinalet
Manchester United (Angli) - Sevilla (Spanjë)
Juventus (Itali) - Sporting Lisbon (Portugali)
Bayer Leverkusen (Gjermani) - Union Saint-Gilloise (Belgjikë)
Feyenoord (Holandë) - Roma (Itali)
Gjysmëfinalet
Juventus (Itali) - Sporting Lisbon (Portugali) / Manchester United (Angli) - Sevilla (Spanjë)
Feyenoord (Holandë) - Roma (Itali) / Bayer Leverkusen (Gjermani) - Union Saint-Gilloise (Belgjikë)