Mutlu Demirtaştan
27 Qershor 2020•Përditësim: 28 Qershor 2020
Sulmuesi holandez i klubit të ligës së dytë Nijmegen, Anthony Musaba, është anëtari i ri i klubit francez të ligës së parë të futbollit Monaco, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të klubit francez theksohet se me 19-vjeçarin Musaba është arritur marrëveshje pesëvjeçare, kurse kontrata do të nënshkruhet pas fillimit të afatit kalimtar.
Mediat franceze shkruajnë se ekipit holandez të ligës së dytë për Musaba do t'i paguhet kompensim prej rreth dy milionë eurosh.
Musaba është kadet i Vitesse, kurse sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje për Nijmengen dhe shënoi 9 gola.