Fatih Erel
21 Korrik 2023•Përditësim: 21 Korrik 2023
Hungaria do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Hungarisë do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën Hungaroring e gjatë 4,38 kilometra në kryeqytetin Budapest.
Gara prej 70 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 23 korrik në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tetë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 255 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 156
3. Fernando Alonso (Spanjë): 137
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 121
5. Carlos Sainz (Spanjë): 83
Ekipet
1. Red Bull: 411
2. Mercedes: 203
3. Aston Martin: 181
4. Ferrari: 157
5. McLaren: 59